English

Vdes në rrethana misterioze, kërkohet identifikimi

Fier, 6 mars, NOA - Një mashkull rreth 60 vjeç ka vdekur mëngjesin e sotëm në spitalin e qytetit të Fierit. Lajmi konfirmohet nga policia e këtij qyteti dhe theksohet se viktima, nuk ka asnjë dokument identifikimi. Sipas policisë personi ka shkaktuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe më pas ka gjetur vdekjen.

"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i pajete i paidentifikuar është i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.70 cm i gjatë, me flokë të thinjur dhe të rënë pak në pjesën e përparme të kokës, pa dhëmbë në gojë, i veshur me bluzë ngjyrë të zezë me vija jeshile poshtë saj, ka një fanelle në ngjyrë gri, pantallona stof në ngjyrë të zezë me vija te bardha, në to ka njolla llaçi dhe në xhepin e pantallonave ka një palë çelesa motorri", thuhet në njoftimi e policisë.

Gjithashtu, policia sqaron se trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të qytetit të Fierit. Sipas saj ky shtetas nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë rënë nga lartësitë për shkak të dëmtimeve të organeve të brendshme ne trup.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier deklaron se për tu ardhur në ndihmë familjarëve dhe për të bërë të mundur identifikimin e kufomës, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagese 129 dhe 0342/21519.

m.xh.NOA

KOMENTE