Fier, 6 mars, NOA - Ka rënë nga kati i dytë i një objekti në ndërtim ku punonte, akt ky i cili i ka shkaktuar vdekjen personit i cili u gjend sot pa jetë në orët e paradites në qytetin e Fierit.
Të dhënat më të fundit rreth ngjarjes fatale konfirmohen për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë, sipas të cilave viktima është identifikuar vetëm pak minuta më parë familjarët në morgun e spitalit të Fierit.
Mësohet se ai është Taullah Koçi, 57 vjeç, lindur e banues në Fier, duke shtuar se ka gjetur vdekjen pak pasi ra nga objekti që po ndërtonte.
Sipas policisë, personi ka shkaktuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe më pas ka gjetur vdekjen.
"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i pajete i paidentifikuar është i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.70 cm i gjatë, me flokë të thinjur dhe të rënë pak në pjesën e përparme të kokës, pa dhëmbë në gojë, i veshur me bluzë ngjyrë të zezë me vija jeshile poshtë saj, ka një fanellë në ngjyrë gri, pantallona stof në ngjyrë të zezë me vija të bardha, në to ka njolla llaçi dhe në xhepin e pantallonave ka një palë çelësa motorri", thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me të.
n.e/NOA