Pas skandalit seksual që u përfshi lojtari i Uellsit Xhon Terry tashmë duket se po i vjen radha dikujt tjetër dhe bëhet fjalë pikërisht për lojtarin e Manchester United, Patrick Evra.
Lojtari i Manchester United është i martuar me Sandrën dhe ka një djalë 4 vjeë me emrin Lenny. Ai është kapur nga kamerat e një hoteli në orën dy të mëngjesit në praninë e një biondeje. Vajza sië duket dhe në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë i ka dhënë një puthje në qafë lojtarit gjë e cila të lë të dyshosh mbi këtë ndodhi. Menjëherë pas publikimit të tyre ka qenë vetë Evra i cili është munduar të përgënjeshtrojë këtë gjë duke thënë se ajo ishte hera e parë që e shikonte atë vajzë dhe ishte tepër rastësisht. Pavarësisht nga kjo deklaratë e lojtarit ditët në vazhdim për të priten të jenë tepër të tensionuara. r.b/NOA