Berlin, 7 Mars NOA - Ka qenë në Berlin vendi në të cilin po zhvillohej Turneu i Pokerit Evropian dhe në të ishin pjesëmarrës ndër lojtarët më të mirë të cilët kishin arritur në finalen e këtij evenimenti.
Nuk ka qenë një makth, por gjithçka e vërtetë ajo që ka ndodhur pasi në momentin në të cilin të gjithë ishin në maksimumin e përqendrimit kanë ndërhyrë një grup banditësh të armatosur me kallashnikovë dhe bomba në duar të cilët kanë kërkuar të merrnin çmimin kryesor të këtij evenimenti.
Me sa duket ata ia kanë arritur qëllimit të tyre pasi sipas burimeve të medieve gjermane ata janë larguar me një sasi parash e cila kap vlerën e 800 mijë eurove.
Në sallë i ftuar në këtë eveniment ishte dhe tenisti i mirënjohur Boris Becker.
r.b/NOA
{youtube}xib3WQWyXE8{/youtube}