English

Bullock e Cooper, çifti më i keq i 2009-ës

SHBA, 7 mars, NOA - Sandra Bullock, kandidate për herë të parë në karrierën e saj për çmimin Oskar, si aktorja më e mirë për " The Blind Side", u kurorëzua natën e kaluar në Los Anxhelos si aktorja më e keqe e vitit 2009 .

Ka fituar anti-Oskar së bashku me aktorin Bradley Cooper për interpretimin në filmin "All About Steve" në të cilin ajo luante rolin e një hartueseje fjalëkryqesh për një revistë kaliforniane, e cila bie në dashuri me një kameraman, Steven (Bradley Cooper ) dhe vendos ta ndjekë atë në të gjitha udhëtimet e tij të biznesit, shpesh të sjella në situata komike dhe të sikletshme. Asnjëherë në historinë e kinematografisë nuk është parë që një aktor në të njëjtin vit të fitojë një Oskar dhe një Razzie Award.

"Çmimi" për filmin më të keq shkoi për ''Transformers: Revenge of the Fallen" me shtatë nominime - ndërsa "çmimin" për regjisorin dhe skenarin më të keq e mori Michael Bay . Çmimi i aktorit më të keq i kaloi dhe Jonas Brothers (Jonas Brothers: The 3-D Concert Experiencé); aktor i keq si personazh jo protagonist u cilësuan aktorja Sienna Miller (G.I. Joe: The Rise of Cobrà ), dhe aktori Billy Ray Cyrus (Hannah Montana: The Movié); ndërsa xhirimi i keq shkoi për filmin "Land of the Lost".

a.k/NOA

KOMENTE