Jeruzalem, 7 mars NOA - Që nga sot në Jeruzalem vizitorët nuk mund të shohin vetëm pjesën e mbetur të antikitetit, por edhe një pjesë të historisë moderne. Në një prej muzeve më të njohur të vendit janë ekspozuar dorëshkrimet e shkencëtarit, Albert Ainshtain.
Bëhet fjalë për teorinë e famshme të Relativitetit, e cila për herë të parë do tu shfaqet vizitorëve në origjinalin e saj si dokument.
Dokumenti 46 faqe dhe është i gjithë i shkruar me dorë. Ai u prezantua fillimisht në akademinë izraelite të shkencave
Teoria e relativitetit përbënë dhe bazën e fizikës moderne dhe u krijua nga Ainshtain në vitin 1916.
Në 1925 ju dhurua nga Ainshtaini universitetit të Jeruzalemit.
m.xh/NOA