English

Fëmijët e helmuar, shpëtojnë nga vdekja

Elbasan, 7 mars, NOA Update - Kanë shpëtuar për fat të mirë nga vdekja 4 fëmijë të cilët rezultuan të helmuar me bar miu në qytetin e Elbasanit.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet spitalore, sipas të cilave fëmijët gëzojnë shëndet të mirë pas ndihmës së parë mjekësore që u është dhënë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", atje ku u transportuan kur ishin në rrezik pas helmimit.

Në fakt, bëhej fjalë për një helmim mjaft të rëndë, falë barit të miut që ata kishin konsumuar, por për fat, falë ndërhyrjes në kohë ata mundën të shpëtojnë.

Bëhet me dijeni ndërkaq, se fëmijët do të vazhdojnë të qëndrojnë të hospitalizuar në pediatrinë e QSUT-së për të siguruar shëndet të plotë. Katër fëmijët e lartpërmendur të moshave 2-5 vjeç, u helmuan aksidentalisht me bar miu, në fshatin Bradashesh të Elbasanit duke luajtur tek plehrat pranë shtëpisë dhe menjëherë kanë shfaqur shenjat e para të helmimit.

Por pasi janë transportuar në urgjencën e spitalit të Elbasanit, kanë mundur të shpëtojnë, një lajm i mirë ky jo vetëm për familjen e tyre, por edhe mbarë opinionin që u trondit nga helmimi i tyre.

n.e/NOA

KOMENTE