Elbasan, 7 mars, NOA - Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrethin e Elbasanit, ku katër fëmijë janë helmuar me bar miu.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh dhe sipas njoftimeve paraprake nga korrespodenti i agjencisë NOA, fëmijët kanë qenë duke luajtur në afërsi të plehrave, ku mendohet se kanë rënë në kontakt me helmin.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e fëmijëve është kritike. Ata menjëherë janë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku u është dhënë dhe ndihma e parë mjekësore.
Policia e Elbasanit ka marrë menjëherë masat e nevojshme duke shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për këtë ngjarje.
m.xh/NOA