Japoni, 6 Mars NOA - Një tërmet prej me magnitudë prej 5.2 ballësh të shkallës rihter ka tronditur ditën e sotme ishullin Hokkaido i cili ndodhet në shtetin e Japonisë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia e metereologjisë japoneze e cila ka vënë në dijeni për këtë tronditje që ka pësuar ishulli. Dhe para një jave, pak orë para se të goditej Kili, nga një tronditje e cila ishte me magnitudë 8.8 ballë të shkallës rihter, një tronditje të tillë pësoi dhe Japonia në ishullin e Okinawa e cila u regjistrua me një magnitudë prej 6.9 ballësh të shkallës rihter. r.b/NOA