Tiranë, 7 mars, NOA - Kryeministri Sali Berisha, në festën e 7 marsi, gjatë një takimit të zhvilluar me mësuesit e cilësoi këtë festë, si një ditë jo vetëm të mësuesve, por të gjithë shoqërisë shqiptare.
Kreu i qeverisë garantoi mësuesit se procesi i ndërmarrë katër vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri që përmbushë të gjitha detyrimet e formimit demokratik të edukimit të nxënësve, nuk do të ketë të ndalur, gjithnjë duke pasur në epiqendër figurën e arsimtarit.
Në takimin me kryeministrin Berisha ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, të cilët shprehën vlerësime për përpjekjet e qeverisë dhe mbështetjes së arsimit dhe të mësuesve.
Kryeministri Berisha, duke cilësuar këtë festë, si një ditë jo vetëm të mësuesve, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, i garantoi mësuesit se procesi i ndërmarrë katër vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri, për një arsim i cili të përmbushë të gjitha detyrimet e formimit demokratik të edukimit të nxënësve, nuk do të ketë të ndalur, gjithnjë duke pasur në epiqendër figurën e arsimtarit.
"Këtë ditë edhe një herë e shfrytëzoj të zotohem, se qeveria do të bëjë çdo gjë që ju misionarët e dijes, të mund ta zhvilloni me përgjegjësinë më të madhe, këtë garë, garën e dijes, garën promotor të vërtetë të zhvillimit të një shoqërie, të një kombi, të një vendi. Ndaj dhe ju uroj ju gëzuar këtë ditë, uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, nxënëset dhe nxënësit e tyre, prindërit e tyre, gëzuar Ditën e Mësuesit, ditën e të gjithë shoqërisë shqiptare", u shpreh Berisha.
m.xh.NOA