Prekaz, 7 mars, NOA - Në kuadër të "Epopesë së UÇK-së", sot në kompleksin memorial në lagjen e Jasharajve në Prekaz, mbahet manifestimi tradicional "Nata e Zjarreve".Ky aktivitet shënon edhe fundin e manifestimit, i cili filloi më 5 mars në Prishtinë dhe u mbajt nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Policia e Kosovës njofton se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë manifestim.
Dymbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit, i cili njihet edhe si komandant legjendar i UÇK-së.
NAO/EL