English

Prostituonte për 3 mijë lek, arrestohet

Korçë, 7 mars, NOA - Policia e Korçës bënë të ditur se ka arrestuar dje për veprën penale të prostitucionit shtetasen, A.M, 21 vjeç. "Kjo shtetase është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në këmbim të një shume prej 3000 (tre mijë) lekësh të reja në ambientet e taverna-motel "Shën Mëria" në fshatin Boboshticë-Korcë", thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se kanë filluar veprimet hetimore, në gjendje të lirë, për pronaren e tavernës-motelit, "Shën Mëria", 32 vjeçaren me inicialet K.K

Policia sqaron se përveç deklarimeve të marra nga personat prezent, gjatë kontrollit në ambientet e motelit është marrë dhe shuma prej tre mijë lekësh të reja, e cila ju kap shtetases A.M.

m.xh/NOA

KOMENTE