English

PS: 7 marsi, mësuesit e pushuar

Tiranë, 7 mars, NOA - 7 Marsi është nga ditët e pakta të shpresës që i kanë mbetur vendit, në këtë periudhë të vështirë që Shqipëria ende po kalon, pasi 7 Marsi ngërthen në vetvete shpresën. Me një deklaratë të tillë, selia rozë ka përshëndetur ditën e Mësuesit, 7 Marsin. Sipas deputetes socialiste, Ledi Shamku, "ësuesit janë kurdoherë ata që ushqejnë shpresën e kombit".

"Ndaj sot ju falenderojmë ju edukatorë brezash, që vijoni t'i jepni dinjitet e dituri bijve tanë, pavarësisht se kjo qeveri e dhunës e shkallmon përditë dinjitetin tuaj", u është drejtuar ajo arsimtarëve të vendit.

Nga ana tjetër, ka theksuar se "mësuesit vijojnë të shërbejnë me shpirt ndaj brezave, edhe pse paguhen si mos më keq, edhe pse flaken në rrugë kur dëshmojnë se i shërbeni vetëm Shqipërisë e jo partive të Sali Berishës".

n.e/NOA

KOMENTE