English

PS: Gati të verifikojmë të gjitha kutitë

Tiranë, 7 mars, NOA - Partia Socialiste është e gatshme të verifikojë të gjitha kutitë e votimit për të bërë transparencën e zgjedhjeve dhe për të treguar se kartat fallso që paraqiti, Gramoz Ruçi, në Kuvend janë të vërteta dhe jo shpikje e PS-së.

Kërkesa e PS-së është paraqitur sot, në një deklaratë publike nga deputeti, Taulant Balla.

Ai u shpreh se refuzimi i Sali Berishës për të hetuar atë çka ka ndodhur në 28 qershor përbën provën më të qartë se kryeministri nuk është i interesuar në zgjidhjen e krizës së politike.

"Ne e sfiduam Sali Berishën dhe pushtetin e tij, duke kërkuar transparencën e kutisë së Ruzhdies, pa qenë në dijeni të të dhënave, por me bindjen e plotë se informacionet tona janë tërësisht të sakta,dhe janë të lidhura me një grabitje me përmasa skandaloze më 28 qershor", u shpreh Balla.

Sipas tij faktet e reja që po dalin çdo ditë tregojnë përmasat e manipulimit elektoral të 28 qershorit.

"Vetëm në një kuti votimi nga disa mijëra në Shqipëri, më shumë se 3/5 e numrave të identifikimit të votuesve janë të falsifikuara. Fakti që Sali Berisha refuzon në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencën zgjedhore, tregon se manipulimi elektoral që ka ndodhur në Ruzhdije nuk është një rast i izoluar, por është vetëm maja e ajsbergut së grabitjes së votave dhe falsifikimit të dokumenteve të identifikimit, të cilën Sali Berisha kërkon ta fshehë me çdo kusht", u shpreh Balla.

m.xh/NOA

KOMENTE