Paris, 7 mars, NOA - Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, thotë se vendet, që e përdorin monedhën euro, duhet ta mbështesin Greqinë, e cila po përpiqet që të dalë nga kriza e thellë financiare.Sipas tij, dështimi për ta ndihmuar Greqinë, që e përdorë euron, do të ishte i ngjashëm me thënien se euro "nuk ka kuptim" dhe se nuk ia vlente krijimi i kësaj monedhe.
Ai këto komente i bëri para takimit të sotëm në Paris me kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, i cili gjatë turneut të tij në kryeqytetet e disa vendeve evropiane, po përpiqet për të fituar mbështetje për planin e ri për kursim të qeverisë greke.
Të premten, Papandreou u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila premtoi mbështetjen politike të Gjermanisë, por nuk ka shprehur përkushtimin për t'i dhënë ndihmë financiare Athinës.
NOA/EL