Santiago, 7 mars, NOA- Në Kili sot dhe dy ditët e ardhshme, është ditë zie për viktimat e tërmetit shkatërrues dhe cunamit, që e goditën këtë vend.
Tërmeti me intensitet 8.8 shkallë më 27 shkurt, që ishte ndër tërmetet më të fuqishme që ndonjë herë janë regjistruar, dhe cunami pasues, shkatërruan qindra mijëra shtëpi dhe e dëmtuan rëndë infrastrukturën përgjatë bregut të Paqësorit.
Zyrtarët kanë konfirmuar vdekjen e së paku 452 personave nga ky tërmet, ndërsa vlerësohet se 2 milionë njerëz janë prekur nga pasojat e tërmetit.
m.xh/NOA