English

Apathurai: Brukseli pro ngrirjes me FSK-në

Tiranë, 8 mars, NOA - Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me Forcën e Sigurisë së Kosovës ka qenë plotësisht i bazuar, pasi "veprime të tilla si të FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara". Kështu e ka komentuar ngrirjen e raporteve mes FSK-së dhe KFOR-it, zëdhënësi i Aleancës së Atlantikut, Xhejms Apathurai. Ai ka deklaruar se KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen e fundit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tyre, edhe diplomatë të Aleancës e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin "Epopeja e UÇK-së". Sipas tyre, FSK nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumëetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.

n.e/NOA

KOMENTE