English

Athina përgatitet për kaos nga grevat

Athinë, 8 mars, NOA - Pavarësisht deklaratave të ardhura nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian për ndihmë ekonomike ndaj Greqisë, situata në vendin fqinj nuk paraqitet e qetë.

Zyrtarët grekë kanë shprehur lehtësim pas deklaratave të presidentit francez se "Bashkimi Evropian ka metoda konkrete" për të ndihmuar Greqinë. "Shpëtimi i Greqisë përputhet me atë të Bashkimit Evropian dhe të eurozonës", ka thënë Panos Beglitis, ministër i mbrojtjes.

Por, megjithë optimizmin e qeverisë sindikatat kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme 24 orëshe ditën e enjten. Ndërkohë që policia ka paralajmëruar për mundësinë e një greve dhe krijimin e problemeve serioze në funksionimin normal të jetës së kryeqytetit helen. Gjatë ditës së sotme kanë protestuar punonjësit e tatim-taksave dhe sindikatat e punëtorëve që kundërshtojnë masat anti-krizë të qeverisë.

m.xh/NOA

KOMENTE