English

Berisha: Sandra Bullok, uroj të jetë shqiptare

Tiranë, 8 mars, NOA- Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentare të Partisë Demokratike, përveç politikës, ka treguar se është i interesuar dhe për kinematografinë.

Gjatë bisedës me deputetët e PD-së, Berisha uroi gratë dhe vajzat shqiptare për festën e gruas dhe është ndalur në femrat që kanë bërë histori në botë. Berisha përmendi ceremoninë e çmimeve Oskar dhe fitoren e çmimeve nga femrat.

Por kreu i qeverisë ka zbuluar dhe preferencën e tij për aktoren, Sandra Bullok. Gjatë fjalë së tij, ai tha se ishte aktorja që e meritonte këtë çmim oskar.

"Shkëlqimi i zonjave ishte më i madh se të tjerët, pavarësisht vlerësimeve që morën

Megjithatë ,me e çuditshme ishte se Sandra Bullok mori çmimin si aktorja më e keqe e vitit që lamë pas dhe më pas mori Oskarin" u shpreh Berisha.

Ndërhyrjes së një prej deputeteve të PD-së, që i tha kreut të qeverisë së Bullok është me orgjinë shqiptare, Berisha ju përgjigj se "uronte që të ishte ashtu".

m.xh/NOA

KOMENTE