English

Berisha: Tekste unike me Kosovën

Tiranë, 8 mars, NOA - Unifikimi i teksteve shkollore të arsimit shqiptar dhe atë kosovar është prioriteti i bashkëpunimit mes ministrive të linjës së dy vendeve.

Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit të zhvilluar sot me delegacionin e ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri Enver Hoxhaj.

"Ne duhet të kalojmë në programe dhe tekste të përbashkëta për shumë lëndë, si në nivelin parauniveristar, duke filluar me abetaren e deri në nivel universitar me tekste fundamentale të përkthyera, të cilat janë pranuar gjerësisht nga komuniteti akademik ndërkombëtar si referenca me vlerë unikale shkencore. Kjo do t'i shërbente formimit më të mirë të studentëve dhe do të lehtësonte punë e profesoratit", është shprehur Berisha.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi arsimor midis Shqipërisë dhe Kosovës është i një rëndësie të veçantë.

KOMENTE