English

Berisha: Zgjedhjet në Irak, arritje historike

Tiranë, 8 mars, NOA - Zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme në Irak është përshëndetur sot nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në një njoftim për shtyp, zyra e informacionit të kryeministrit, publikon dhe mesazhin e kreut të qeverisë shqiptare për zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë.

"Kryeministri Sali Berisha përshëndet zgjedhjet parlamentare në Irak, si një arritje madhore historike e Irakut, e irakenëve dhe e të gjithë miqve të tyre", thuhet në deklaratën zyrtare të kryeministrisë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare thekson se këto zgjedhje treguan prirjen e popullit iraken për ndërtimin e demokracisë.

"Zgjedhjet e djeshme të zhvilluara në Irak i dëshmuan mbarë botës vendosmërinë e qytetarëve të Irakut për të ndërtuar vlerat e demokracisë, vlerat e shoqërisë së lirë dhe të së ardhmes në Irak", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

m.xh/NOA

KOMENTE