English

Çmimet Oskar, Iraku mund filmin "Avatar"

Los Anxhelos, 8 mars, NOA - Kushtuar luftës në Irak, filmi me titullin "The Hurt Locker", ka fituar çmimin Oskar për regji dhe për fotografinë më të mirë në ceremoninë e zhvilluar dje për nder të ndarjes së çmimeve të mëdha.

Për filmin më të mirë konkurruan filmat "Avatar " dhe "The hurt locker", ku i pari fitoi mjaft çmime Grammy, ndarë pak ditë më parë, por duket se nuk ka patur të njëjtin fat edhe në ndarjen e çmimeve Oskar.

Në këtë film përshkruhet ekipi i ushtarëve amerikanë që i neutralizon bombat dhe organizatorët e Oskar kanë menduar se ai meritonte çmimin e parë.

Me këtë fitore në ceremoninë në Los Anxhelos, regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82-vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë. Ndërkaq, ka qenë aktori Xhef Brixhis i cili mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin "Crazy Heart", ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin "The Blinde Side".

n.e/NOA

KOMENTE