English

Dade: 8 Marsi, një ditë reflektimi

Tiranë, 8 mars, NOA - Partia Socialiste e ka cilësuar festën e 8 Marsit si një ditë reflektimi. Në një konferencë për shtyp të dhënë sot, deputetja e PS-së, Arta Dade theksoi se në këtë ditë PS-ja është afër gjithë grave në nevojë për përballimin e sfidave të tyre.

"Sot është gjithashtu një ditë reflektimi. I drejtohem nënave të nderuara veterane të luftës dhe të punës, nënave dhe grate që vuajtën nga regjimi i kaluar, zonjave të zgjedhura në detyra të rëndësishme, arsimtareve të respektuara dhe grave që shërbejnë pa u lodhur në sektorin e shëndetësisë, grave fermere dhe ushtarake, grave të biznesit, grave emigrante, grave invalide, nënave të fëmijëve të ngujuar, grave intelektuale të shkencës, të artit dhe kulturës, grave të papuna, si dhe grave të grupimeve sociale të margjinalizuara", u shpreh Dade.

Ajo u shpreh se PS-ja, garanton se do të qëndrojmë përkrah këtyre grave, për më shumë drejtësi dhe mirëqenie sociale.

m.xh/NOA

KOMENTE