Tiranë, 8 mars, NOA - Dita ndërkombëtare e Grave, 8 Marsi i sivjetshëm, përkon me 102-vjetorin e ditës që u bë simbol i saj, marshimit të 15 mijë grave në Nju Jork të cilat dolën në shesh për të protestuar mbi të drejtat e munguara të tyre.
Në më shumë se një dekadë, 8 marsi mbetet në këtë mënyrë simboli i ditës kur gratë ngrejnë zërin për më shumë të drejta dhe barazi me meshkujt në shoqëri.
Sot gruaja ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet dhe ndryshimet kulturore, politikë në shoqëri, edhe në Shqipëri, ku nga viti në vit forcohet zëri i saj në rrugën e tyre.
Por ende ka shumë për të bërë dhe për këtë arsye, shoqata të ndryshme të lëvizjes tender në Shqipëri, si ajo "Në dobi të gruas" etj, kanë organizuar sot manifestime të ndryshme përmes të cilave sybojnë sensibilizimin e opinionit shqiptar për krijimin e më shumë hapësirave dhe të drejtash për gratë në shoqërinë tonë.
Ndërkaq, aktivitete të shumta kanë programuar edhe nga institucionet kryesore në vend.
Gjithsesi, më shumë se një ditë proteste apo reagimi qytetar nga gratë për të drejtat, 8 Marsi për shumë prej tyre konceptohet si një ditë feste dhe argëtimi.
n.e/NOA