English

Edhe Evropa me Fond Monetar

Bruksel, 8 mars, NOA - Edhe Evropa mund të ketë së shpejti Fondin e saj Monetar. Kjo është ideja më e fundit e propozuar nga Gjermania, e cila duket se ka gjetur përkrahje nga komisioni i Bashkimit Evropian në Bruksel. Konkretisht, ai u propozua nga ministri gjerman i Financave Volfgang Scha¤uble, si reagim ndaj krizës së rëndë financiare në Greqi. Ai kishte propozuar formimin e një instituti europian sipas modelit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkaq, Fondi Monetar Europian shihet nga ekspertët si një mënyrë pavarësie nga strukturat e tjera ndërkombëtare financiare të Evropës.

Nga ana e tij, komisionari evropian për Financat, Olli Rehn, ka deklaruar se komisioni është gati për të propozuar një instrument të tillë që të ruajë mbështetjen e vendeve të Eurozonës.

Aktualisht, po punohet ngushtë për këtë çështje me Gjermaninë, Francën dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE