Tiranë, 8 mars, NOA /Rajmonda Lajthia - Çmimet e ushqimeve kanë vijuar tendencën rritëse edhe për muajin shkurt, fakt ky i cili po kalon kufirin e lejuar të Bankës së Shqipërisë, duke bërë që inflacioni të arrijë në nivelin prej 4.4%. Çmimet rezultojnë se janë rritur krahasuar me muajin paraardhës me 1.1%, çka do të thotë një rëndim i ndjeshëm i buxheteve familjare. Sipas Institutit të Statistikave, rritjen më të madhe të çmimeve e ka shënuar grupi i zarzavateve, përfshirë këtu edhe patatet.
Por pjesë e kësaj shtrenjtësie është bërë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, e cila është reflektuar në shpenzimet e familjeve shqiptare, që në muajin janar të këtij viti.
Por edhe tregu i hidrokarbureve ka shfaqur tendenca të rritjes së çmimit për lëndët djegëse, pasi nafta dhe benzina u rritën përkatësisht me 10 deri në 20 lekë për litër.
n.e/NOA