Itali, 8 Mars NOA - Ishte sfida mbyllëse e kësaj jave në Kampionatin Italian ajo midis Interit dhe Xhenovës e cila u mbyll në një rezultat pa gola 0 me 0.
Zikaltërit e Mourinjos zhvilluan një ndeshje jo të mirë, kjo pasi dhe Xhenova arriti të qëndronte mjaft mirë në mbrojtje, duke bllokuar sulmet e tyre sidomos në pjesën e parë të sfidës.
Në pjesën e dytë më saktësisht në minutën e 75 të saj Inter realizoj disa ndërrime, të cilat sollën dhe një ndryshim në lojë, ku ekipi filloi të rrezikonte më shumë dhe ju afrua më shumë golit. Për tu përmendur ishte dhe një penallti e Militos të cilën gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e akordoi.
Me këtë rezultat Inter nuk arriti dot të përfitonte nga ndalesa e Milanit për të thelluar distancën e pikëve, ku ajo mbetet sërish prej katër pikësh.
r.b/NOA