English

Jeta e gruas në një teatër

Tiranë, 8 mars, NOA, Milena Selimi - Jeta teatrore në Prishtinë ka vendosur të nderojë ditën e gruas me premierën "E kaluara takon të ardhmen", që do të shfaqet në Teatrin ODA të kryqytetit të Kosovës, duke sjellë në skenë vetëm aktore-femra.

"E kaluara takon të ardhmen" është një tekst origjinal qe pasqyron jetën e pasluftës se gruas kosovare . Ngjarja zhvillohet në një strehimore grash ku ato shpalosin problemet dhe sfidat e tyre jetësore. Në këtë shfaqje prezantohen shtatë karaktere ku secili nga këto i takon komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë; katër shqiptare, një serbe, dhe dy rome. Secila nga këto gra ka rrëfimin e vet social dhe emocional dhe që të gjitha janë viktima të dhunës psikike dhe fizike.

Ato për një periudhë të gjatë jetojnë së bashku në strehimoren e qytetit, mirëpo situata fillon të tensionohet kur Edona , udhëheqësja e qendrës merr lajmin se strehimorja duhet të mbyllet.

Shfaqja është realizuar nga një ekip femrash, duke nisur nga regjisorja Buqe Berisha e deri tek autorja Seadet Beqiri. Ajo do të ketë premierën e saj sonte të hënën, më 8 mars 2010 ora 20:00.

Autore: Seadet Beqiri

Regjia: Burbuqe Berisha

Kostumografia: Albulena Borovci

Interpretojnë: Arbnesha Grabovci Nixha, Anisa Ismaili, Aurita Agushi, Sheqerie Buqaj,Shengyl Ismaili, Vjosa Shala, Vjosa Abazi

m.s/NOA

KOMENTE