English

Juventus, në pritje për kontrollin e Chielinit

Torino, 8 Mars NOA - Mbrojtësi i Juventusit, Georgo Chielini ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes me Fiorentinën në këmbën e tij të majtë.

Për tu vënë në dijeni të rëndësisë së këtij dëmtimi, duhet të presim ditën e martë, pasi atëherë do të jepet dhe rezultati i stafit mjekësor të ekipit të Juventusit.

Zakeroni shpreson që mos të jetë një dëmtim i rëndë, pasi Chielini është mbrojtësi kryesor i ekipit dhe do të ishte një mungesë shumë e rëndësishme. Ai shpreson që të jetë vetëm një lodhje muskulore për lojtarin dhe asgjë më shumë dhe kërkon që ai të jetë i pranishëm në ndeshjen e Europa League në të cilën ekipi juventin do të përballet me skuadrën angleze të Fulham.

r.b/NOA

KOMENTE