Paris, 8 mars, NOA - Chantal Jouanno, është zëvendëssekretarja e shtetit për ekologjinë në Francë. Por nuk është mjaftuar vetëm me të qenit pjesë e stafit të bukurosheve që Presidenti, Nikola Sarkozy, ka zgjedhur për të qeverisur.
Jouanno pas 12 vitesh pjesëmarrje në gara ka arritur të shpallet kampione e karatesë në Francë.
Ajo konsiderohet si një nga me besniket e Presidentit Nicholas Sarkozy, është militante e partisë se tij dhe një këshilltare personale.
Duket se shpirti sportiv i saj, i ka mbushur mendjen Sarkozisë që ta bëjë pjesë të ekipit 40 vjeçaren që është dhe nënë e tre fëmijëve.
m.xh/NOA