English

"Kisha pengon hetimin e skandaleve seksuale"

Berlin, 8 mars, NOA - Ministrja gjermane e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger e ka akuzuar Vatikanin se po pengon shqyrtimin e skandaleve të keqtrajtimit seksual në institucionet katolike.

Në shumë shkolla dhe institucione ka patur një lloj muri heshtjeje, kështu që informacionet nuk kanë mbërritur në mënyrë të mjaftueshme tek drejtësia, tha Ministrja në radion Deutschlandfunk.

Por duhen kërkuar rrugë për ta thyer heshtjen dhe në rastin, kur ka të dhëna për keqtrajtim të mundësohen në kohë hetimet nga drejtësia, kërkoi politikania liberale. Por nga ana tjetër Leutheusser-Schnarrenberger refuzon zgjatjen e kohës brenda së cilës mund të ndiqen rastet e keqtrajtimit seksual.

Ministrja theksoi se rastet e keqtrajtimit sipas ligjit aktual mund të ndiqen deri njëzet vjet, pasi viktima të ketë mbushur moshën madhore. Për zgjatjen ishte shprehur Ministrja e Arsimit Annette Schavan.

NOA/DW

KOMENTE