Shkodër, 8 mars, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e pasdites së vonë në qytetin e Shkodrës, nga e cila ka mbetur i vdekur një i ri prej goditjes me armë zjarri e tipit pistoletë. Lajmi bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave ende nuk dihet kush është autori dhe motivi i këtij krimi të rëndë, ndërsa mësohet se ai ka ndodhur pikërisht afër mjediseve të universitetit "Luigj Gurakuqi" në qytetin verior.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke marrë në shqyrtim të gjithë elementët e krimit, duke mos mundur të japë dot ende autorësinë apo identitetin e viktimës, por deklaron se krimi ka ndodhur pranë një salle lojërash fati, aty ku mund të jetë edhe pikënisja e arsyes së tij.
Thuhet paraprakisht se viktima u qëllua nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa ekspertët janë duke vijuar hetimet për të zbuluar rrethanat e plota dhe shkaqet e vërteta që shkaktuan shkëmbimin e zjarrit ... (vijon).
n.e/NOA