English

Miloshoski: Azilet, gjë që zgjidhet

Shkup, 8 mars, NOA - Kërkesa të izoluara, i ka cilësuar ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, ato të paraqitura për azil politik në Belgjikë së fundmi nga shumë shtetas maqedonas. "Kërkesat e izoluara individuale dhe grupore për azil nga ana e qytetarëve të Maqedonisë në vendet e Bashkimit Evropian shpejtë mund të tejkalohen", - tha në Sarajevë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milososki pas takimit me kolegun e tij boshnjak Sven Alkalaj.

"Maqedonia para liberalizimit të vizave me të gjitha vendet nënshkroi marrëveshje për riatdhesim dhe ekzistojnë mekanizma se si kjo të tejkalohet", deklaroi më tej ai.

n.e/NOA

KOMENTE