English

Miratohet plani i luftës antikorrupsion

Tiranë, 8 mars, NOA - Eshtë miratuar sot Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë ndërsektoriale të parandalimit e luftës kundër korrupsionit dhe qeverisjes transparente gjatë 12 muajve të fundit. Nën drejtimin e Ministrit të Shtetit, Genc Pollo, grupi ndërministror i punës për këtë strategji, miratoi planin që detajon të tëra veprimtaritë që çdo ministri do të ndërmarrë për luftimin e korrupsionit.

Konkretisht, Plani i Punës ka të bëjë me rishikimin e procedurave e të veprimtarive ku korrupsioni është i mundur, si dhe masat që do të ndërmerren për ndëshkimin e keqbërësve të përfshirë në akte korruptive.

Strategjia dhe Plani i Veprimit bëjnë të mundur që në çdo ministri, dikaster dhe agjenci shtetërore të verifikohet dhe reformohet çdo hap, veprimtari ose procedurë, e cila lë shteg për rryshfet apo të tjera veprime korruptive.

Tashmë strategjia kundër korrupsionit mbështetet me një projekt afro 2.1 mln Euro nga Komisioni Europian dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

n.e/NOA

KOMENTE