English

Nismat e PS, sot fillon "beteja"

Tiranë, 8 mars, NOA - Ashtu siç u vendos gjatë seancës së fundit plenare me votat e 125 deputetëve, sot Kuvendi do të nisë punën për shqyrtimin e projektligjeve të paraqitura nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste mbi hetimin për zgjedhjet. Bëhet fjalë për një nismë mbi ndryshimin e ligjit aktual mbi komisionet hetimore parlamentare, si edhe një tjetër me kërkesën për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ka qenë vetë kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ilir Rusmajli, i cili deklaroi në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit, se diskutimi për draftin e sjellë nga opozita do të fillojë të hënën paradite.

Sipas rregullores së Kuvendi, kjo është edhe mbledhja e parë kalendarike e komisionit të Ligjeve.

Ndërkaq, pritet që me këtë rast, në Kuvend të paraqiten edhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët janë caktuar si anëtarë të komisionit parlamentar të Ligjeve.

n.e/NOA

KOMENTE