English

Njoftim nga ambasada greke në Tiranë

Në datat 09 dhe 10 Mars 2010 do të zhvillohet në hotelin Tirana Internacional seminari i tetë i programit "HELLENIC AID" me temë "Telekomunikacioni - G.M.D.S.S.". Bëhet fjalë për sistemin global të telekomunikacionit, që ka si qëllim mbrojtjen e jetës njerëzore në det.

Nisja do të behet në orën 10.00 çdo ditë dhe me kohëzgjatje dy orë. Raportues do të jetë oficeri i Autoritetit Portual, përfaqësues i Ministrisë të Mbrojtjes Civile të Republikës e Greqisë. Shpjegojmë se ky program financohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë, realizohet nga Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë dhe drejtohet në Ministritë përkatëse të Shtetit Shqiptar.

KOMENTE