Angli, 8 Mars NOA - Në pritje të ndeshjes së Çelsit të Ançelotit, ekipet ndjekëse të saj, si Manchester United dhe Arsenal kanë kaluar me sukses ndeshjen e radhës së tyre në kampionatin anglez.
Fitore mjaft e rëndësishme ishte ajo e United ku djemtë e Ferguson arritën të fitonin me rezultatin e ngushtë 1 me 0 në transfertën që kishin me ekipin e Wolverhampton ku kjo erdhi falë golit të realizuar nga veterani Poul Scholes.
Fitore më të lehtë arriti të merrte ekipi i "topçinjve" të Londrës të cilët fituan me rezultatin 3 me 1 kundrejt Burnley. Golat e shënuara për vendasit e Arsenalit, u realizuan nga Fabregas, Walcott dhe Arshavin.
r.b/NOA