English

Rama: Hapja e kutive zhduk sundimin

Tiranë, 8 mars, NOA Update - Nëse kryhet transparenca e kutive të votimit të 28 qershorit, zhduket sundimi ndaj qytetarëve dhe fiton e drejta e mirëqeverisjes së tyre nga një pushtet i përgjegjshëm.

Një fakt të tillë e ka deklaruar kryesocialisti Edi Rama, ndër të tjera në fjalimin e tij para grave socialiste me rastin e e ditës së 8 Marsit.

Duke prekur edhe çështjen sensitive të hapjes së kutive, megjithëse doli para tyre për të folur për të drejtat e grave, ai tha se "ajo duhet realizuar që në mënyrë që askush të mos guxojë më që vullnetin e zgjedhësve ta kthejë në sundim të tij".

"Ne nuk kërkojmë ndonjë të drejtë prone mbi kutitë e votimit. Por të mos harrojmë se në ato kuti janë investimet e ëndrrave, shpresave dhe të gjithë atyre që në 28 qershor nuk kanë hedhur thjesht një copë letër brenda tyre, por një vullnet të qytetëruar të sovranit", tha mes të tjerash Edi Rama.

Duke shtuar lidhur me këtë koncept, se "prandaj është shumë e rëndësishme që të dihet se në demokraci ka shumë rëndësi përgjegjësia e qeverisjes për t'u kujdesur për qytetarin".

"Hapja e kutive është e vetmja mënyrë për të mirëqeverisur dhe jo për të sunduar. Dhe ne jemi të gatshëm ta mirëqeverisim këtë vend, ashtu siç nuk e bën dot askush tjetër", e ka mbyllur fjalën e tij Rama.

n.e/NOA

KOMENTE