English

Sarkozi: Investime për energjinë bërthamore

Paris, 8 mars, NOA - Ndërsa Iranit i kërkohet të mos përdor në masë të madhe energjinë bërthamore, Franca bënë projekte të mëdha pikërisht me këtë energji. Organizatat ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore, duhet të fillojnë financimin e projekteve bërthamore për qëllime civile.

Deklarata është bërë nga presidentit francez, Nikola Sarkozi, në hapje të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga OSBE-ja në Paris.

"Zhvillimi i përgjegjshëm, për qëllime jo ushtarake i energjisë bërthamore, është jetik për të luftuar ngrohjen globale", theksoi Sarkozi.

Franca ka 58 reaktorë bërthamorë që përmbushin 75% të nevojave të vendit për energji.

NOA/EL

KOMENTE