Tiranë, 8 mars, NOA - Toni i ashpër dhe kërcënimet ndaj punonjësit të policisë rrugore, i kanë kushtuar një 22 vjeçari nga kryeqyteti arrestimin dhe nisjen e ndjekjes penale ndaj tij. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Tiranës, sipas të cilës, Rades Musa ka fyer dhe kërcënuar verbalisht një punonjës të policisë rrugore.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën, "Sami Frashëri" dhe arrestimi i 22 vjeçarit është bërë specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit. Sipas njoftimit të policisë, "ky shtetas dyshohet se në rrugën "Sami Frashri ", ka kundërshtuar dhe fyer, për shkak të detyrës, një punonjës të Qarkullimit Rrugorë. Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë , për veprën penale të parashikuar nga nenet 236/1 dhe 239 i Kodit Penal".
m.xh/NOA