Tiranë, 8 mars, NOA - 15 monitorë televizivë me ekran të sheshtë LCD 15" dhe 15 kompjutera për pajisjen e klasave të Korpusit mësimor të konferencave trajnuese është dhurata e qeverisë Amerikane për Qendrën e Formimit Policor.
Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit kanë qenë Ambasadori amerikan John L. Ëithers, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, si dhe drejtues e punonjës të qendrës.
Ministri i Brendshëm. Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij falënderoi në mënyrë të veçantë qeverinë amerikane dhe Programin ICITAP për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme në zbatimin e reformës së sistemit të arsimimit dhe trajnimit policor, luftën kundër krimit të organizuar, menaxhmit të integruar të kufirit, menaxhimit të burimeve njerezore, si dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit. "Duke e konsideruar komponentin e arsimimit dhe trajnimit policor, si një nga elementët më të rëndësishëm të reformes, ministri Basha theksoi se: "Falë mbështjes suaj, por edhe stafit pedagogjik të Qendrës, kemi arritur standarde bashkëkohore në trajnimin e shërbimeve si dhe sukses të dukshëm në përgatitjen e brezave të parë të patrullës së përgjithshme.
Ndërsa ambasodori amerikan John Ëithers, evidentoi se qëllimi i këtij donacioni është përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe trajnimit nëpërmjet metodave moderne dhe bashkëkohore. "Trajnimi është një element kritik për deartamente profesionale dhe të respektuara të policisë. Themelet e një trajnimi të shëndoshë nisin me një program mësimor të shkruar mirë duke perfshirë planet e mësimeve të hulumtuara deri në detaj të plotësuara me fletëpalosje dhe zbatime praktike të teorisë së përftuar në klasë. Mësimdhënia e suksesshme e leksionit kërkon një personel instruksional të trajnuar mirë dhe mjete mësimore ndihmëse trajnimi", thesksoi Ëithers.
m.xh/NOA