New York, 8 mars, NOA - Një komandant i policisë në New York është në ndjekje penale sepse ka detyruar policët që të bëjnë arrestime më shumë sesa duhet. E thënë më thjesht, shefi i policisë u ka dhënë plan pune policëve për të arrestua një numër të caktuar personash, pavarësisht nëse kanë qenë fajtor apo jo.
Skandali zë faqet kryesore të mediave amerikane, duke e cilësuar këtë gjë, jo vetëm një abuzim me të drejtat e njeriut, por edhe një deformim serioz të shërbimeve shtetërore.
Shefi i policisë praktikonte dhe ndëshkime në punë për policët që nuk arrinin numrin e duhur të arrestimeve.
Kush nuk kapte kuotat kërcënohej, ose në rastin më të mirë spostohej nga detyra.
Hetimet për kapitenin e Keran Creighton, nisën pas një bisede të regjistruar me vartësit e tij, ku u kërkonte shtimin e numrit të arrestimeve.
Bashkë me regjistrimet është dhe dëshmia e një polici me emrin, Adil Polanco, që thotë se është kërcënuar, pasi nuk po arrestonte sa duhej.
m.xh/NOA