English

Spahiu: Gjykatat ende problematike

Tiranë, 8 mars, NOA - Nuk ka uniformitet brenda sistemit të drejtësisë dhe ende ndeshen probleme në punën e përditshme të gjyqtarëve. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshinik Spahiu, sipas të cilit megjithë problematikat ekzistuese në sistemin gjyqësor, duhet thënë se shpejtësia e gjykimit është rritur. Spahiu theksoi ndër të tjera se gjykatat vazhdojnë të jenë gjithmonë në fokus të vëmendjes dhe se puna më e vështirë mbetet ajo me individin.

Duke folur në analizën një vjeçare të gjykatave, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka përmbledhur më tej të gjitha kritikat dhe faktet që ai ka vënë në dukje së secilën analizë gjykate rajonale gjatë javëve të fundit për sistemin gjyqësor.

n.e/NOA

KOMENTE