English

Të luftosh krimin ekonomik

"Ky lloj kriminaliteti shfaqet sot agresiv i rrafinuar, i mirëorganizuar, i aftë të zhvillohet në dukje nen petkun e nje aktiviteti te ligjshem"

Nga Ina Rama

Prokurore e Përgjithshme e Republikës

Prej disa kohesh lufta kunder kriminalitetit ekonomik dhe korrupsionit eshte konsideruar si prioritet i punes sone dhe keto njesi jane krijuar pikerisht për të përfaqesuar në të gjithe dimensionin e tij nevojen për te fokusuar punen dhe energjite ne nje sektor vital per ekzistencen e vete shoqerise shqiptare ne konteksin e nje shoqerie pjese e familjes se madhe europiane.

Mendoj se ne themel te performances se kesaj lufte qendrojne disa parime qe rregullojne krijimin dhe funksionimin e saj.

Elementi i pare thelbesor është pikerisht vullneti i perbashket i të gjithe institucioneve te shtetit shqiptar nenshkruese te memorandumit qe sherben si baze ligjore per krijimin e tyre, per te bashkuar forcat e bashkerenduar punet ne drejtim te goditjes ne menyre te perqendruar te ketij lloj kriminaliteti.

Sigurisht qe ndjekja penale ndaj ketyre veprave penale eshte ushtruar edhe para krijimit të njesivë, por forcimi i bashkpunimit me ndjenje te larte pergjegjesie na ka treguar se ajo tani eshte bere me efikase dhe me njdeshme ne luften ndaj ketij krimi.

Njesite e perbashketa hetimore jane struktura te ngritura brenda sistemit te prokurorise shqiptare dhe drejtohen nga prokurore por puna e bere nga antaret e tjere te njesise te cilet, referojne vepra penale e me pas kryejne veprimtarine hetimore eshte e nje rendesie te vecante per funksionimin e tyre.

Një element tjeter shume i rëndesishem për mirëfunksionimin e njësive ka qene edhe perzgjedhja e anetareve te saj. Prokuroret dhe pjestaret e tjere te njesise ne zbatim edhe te rregullave te vendosur ne memorandum i jane nenshtruar nje procesi vetingu dhe kontrolli te personaliteti te tyre. Personalisht mendoj se ky është një elementet bazik per funksionimin e kesaj strukture. Puna qe marrin persiper te kryejne keta prokurore e oficere kerkon ne rradhe te pare integritet e profesionalizem, shume pasion e vendosmeri per te luftuar dhe perballuar te gjitha sfidat qe dalin perpara.

Trajnimi i vazhdueshem i pjestareve te njësive eshte gjithashtu nje arme pa te cilen nuk mund te zhvillohet beteja e nisur. Krimi eshte sofistikuar ne ditet e sotme vecanerisht ai ekonomik e korrupsioni, ate nuk e te gjejme me ne format e tij klasike. Ky lloj kriminaliteti shfaqet sot agresiv i rrafinuar, i mirëorganizuar, i aftë të zhvillohet në dukje nen petkun e nje aktiviteti te ligjshem. Per kete qellim trajnimi e profesionalizimi i prokuroreve dhe oficereve te njesive eshte jetik per mirefunksionimin e ketyre strukturave. Ata duhet te jene te afte te konstatojne e të zbulojne faktet kriminale te fshehura me mjeshteri nga autoret e krimit, duhet te mbledhin provat e nevojshme dhe duhet te bindin me pas gjykaten ne nje proces gjyqesor per fajesine e tyre.

E gjitha kjo kërkon njohuri të thelluara, zbatimin e metodave te posacme te hetimit, vizion dhe fryme bashkpunimi. Mendoj qe trajnimi me i specializuar ne kete fushe do te ishte i vlefshem njesoj edhe per gjyqtaret që gjykojnë keto raste duke qene se kemi te bejme me forma të reja të kriminalitetit e metoda te posacme te hetimit te ketyre veprave.

KOMENTE