Ankara, 8 mars, NOA - Numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Turqi, ka arritur në 57 të vdekur. Ndërkohë që agjencitë e lajme turke deklarojnë se numri mund të jetë më i madh.
Aktualisht janë regjistruar dhe 100 të plagosur. Tërmeti, që ra mëngjesin e sotëm në Turqi ishte i shkallës 5.9 righter dhe goditi Turqinë jugqendrore.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar trupat e të mbijetuarave në gërmadhat e ndërtesave të shembura në qytetet Okcular, Yukari Kanatli dhe Kayali.
Veç shtëpive nga tronditja janë dëmtuar dhe minaret e xhamive.
m.xh/NOA