English

Viktima në Shkodër, një djalë 18-vjeçar

Shkodër, 8 mars, NOA Update - Policia ka mundësuar identifikimin e personit, i cili mbeti i vrarë sot në qytetin e Shkodrës me armë zjarri e tipit pistoletë.

Lajmi bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave viktima quhet Eduart Thana dhe ka patur moshën 18-vjeçare, ndërsa mësohet se autori i krimit ka qenë një bashkëmoshatar i tij.

Grupi hetimor ndërkaq, është duke marrë në shqyrtim të gjithë elementët e krimit, në pritje të nxjerrjes së rezultateve të reja rreth shkaqeve që e krijuan atë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00, pranë universitetit "Luigj Gurakuqi", ndërsa policia deklaron se viktima është qëlluar sapo ka dalë nga një lokal.

n.e/NOA

KOMENTE