English

Amnistia, Bode "përplaset" me FMN

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 9 mars, NOA - Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk kanë gjetur konsensus mbi amnistinë fiskale.

Përfaqësuesi i FMN-s ë, Geruin Bell, ka argumentuar se t'i falësh borxhet një biznesi që nuk ka paguar taksat prej vitesh do të thotë në fakt të dekurajosh sipërmarrësit e ndershëm.

Gjatë një konference për shtyp mes përfaqësuesit të FMN-së, ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Geruin Bell ka deklaruar se amnistia fiskale mund të krijojë një rrezik moral pasi stimulon bizneset të mos paguajnë duke pritur nj ë tjetër amnisti.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Bode.

Edhe pse deklaroi se sugjerimet e FMN-së do t'i marrë në konsideratë, për amnistinë fiskale u shpreh se do të gjendet skema e duhur për të dëmtuar sa më pak biznesin e ndershëm.

Sipas tij, amnistia është një kërkesë e vetë biznesit dhe ne e mirëpresim atë.

"Deri tani, ministria e Financave ka qëndruar në rolin e dëgjueses", tha Bode. Komuniteti i biznesit ka bërë një kërkesë për amnisti fiskale, e cila është pranuar në parim, por deri tani nuk është përcaktuar skema që do të aplikohet.

Por pavarësisht kundërshtimeve, Bode është shprehur optimist, pasi do të arrihet një "martesë", siç e quajti ai me FMN-në.

Por 2010 duket se do të jetë një vit i vështirë për ekonominë. Buxheti i shtetit do të shkurtohet ndjeshëm, madje me më shumë se 250 miliard lekë, nga sa deklaroi pak kohë më parë ministri i Financave.

Sipas Bodes, buxheti do të ulet me 330 miliard lekë. Edhe FMN i kërkoi qeverisë që të ulë defiçitin buxhetor deri në 3% të PBB-së.

Por sërish është zbehur optimizmi i zyrtarëve për rritje dyshifrore ekonomike, pasi FMN deklaroi se ekonomia gjatë këtij viti do të rritet me vetëm 2.5%.

Por misioni vuri theksin edhe tek pikat e dobëta të ekonomisë, siç është forcimi i administrimit fiskal.

r.l/n.e/NOA

KOMENTE