English

Bandë të miturish, bëjnë plaçkitje në seri

Durrës, 9 Mars NOA - Mosha e mitur nuk i ka penguar aspak katër djem në moshë të mitur që të shndërrohen në mjeshtër të plaçkitjeve në seri në Durrës. Por sot misioni i tyre mbaroi pasi në orën 09.00 të mëngjesit shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Krimit ndaj Pronës në Durrës kryen një operacion të posaçëm duke i vënë në pranga.

Burime zyrtare në policinë e Durrësit i thanë agjencisë së lajmeve NOA se forcat blu bënë të mundur goditjen e një grupi i cili e ushtronte aktivitetin e tij kryesisht në drejtim të vjedhjes me thyerje të banesave.

Të prangosurit janë S.K., 15 vjeç, lindur e banues në lagjen Nr. 18 Durrës, F.S., 16 vjeç, lindur e banues në lagjen Nr. 12. Ndalimi i tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasit E.B., 14 vjeç, lindur e banues në lagjen Nr. 7, F.Ll., 13 vjeç, lindur e banues në lagjen Nr. 18 Durrës; për të cilët procedimi penal filloi në gjendje të lirë për shkak të moshës, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve.

Konkretisht bëhet fjalë për vjedhjen me thyerje më datë 24.02.2010 ne lagjen Nr. 3 Durres e baneses se shtetasit H.S., ku jane marre shumat prej 1000 Euro, 24000 leke, bizhuteri floriri me peshe 85 grame.

-Vjedhja me thyerje më datë 01.03.2010 ne lagjen Nr. 18 Durrës e banesës se shtetases V.N. ku është marrë shuma prej 600 leke.

-Vjedhja me thyerje më datë 07.03.2010 ne lagjen Nr. 17 Durrës e garazhit te shtetasit K.C., ku janë marre një motoçikletë tip Piaggio dhe një biçikletë.

-Vjedhja me thyerje më datë 07.03.2010 ne lagjen Nr. 17 Durres e garazhit prone e shtetasit A.T. ku është marre një sasi materialesh bakri.

-Tentativa e vjedhjes me thyerje më datë 07.03.2010 ne lagjen Nr. 17 Durrës e garazhit prone e shtetasit R.Sh., ku është tentuar te merret nje sasi materialesh bakri.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sende të vjedhura kurse materialet e përgatitura proceduriale për veprën penale te vjedhjes ne bashkëpunim iu kaluan per ndjekje Prokurorisë se Rrethit Durrës.

a.a/e.l/NOA

KOMENTE