English

Duka: Futbolli, të kualifikohet

Durrës, 9 mars, NOA Update - "Uroj që ky takim i Asamblesë së FSH-së t'i shërbejë shansit të rritjes së kualifikimit të futbollistëve shqiptarë si edhe së shpejti, të kthehet në një lëndë të detyrueshme në shkollat e mbarë vendit".

Me këto fjalë e ka hapur takimin e radhës së Federatës Shqiptare të Futbollit, presidenti i saj aktual, Armand Duka, i cili kërkon edhe mandatin e tij të tretë në procesin e sotëm zgjedhor që do të mbahet në këtë Asamble.

Sipas tij, "Bashkë për të mirën e futbollit" është slogani i ri që shpresoj të na bashkojë për vitet e ardhshme.

"Shpreh mirënjohjen dhe respektin për kontributin që të gjithë kanë dhënë gjatë këtyre viteve në perfeksionimin e lojës sonë të bukur", e përfundoi fjalën e tij, Duka.

n.e/NOA

KOMENTE