English

E rrihte vjehrri, 25-vjeçarja e denoncon

Durrës, 9 mars, NOA - Jemi mësuar të dëgjojmë për gra apo vajza që dhunohen fizikisht nga bashkëshortët e tyre, porse rasti që kanë dëgjuar së fundmi forcat e policisë së Durrësit nga goja e një prej tyre ka qenë disi i veçantë. Kjo pasi bëhej fjalë për një vajzë, të cilën e rrihte vjehrri i saj, akt ky të cilin ajo ka nxituar menjëherë ta denoncojë para tyre. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga këto forca policore, sipas të cilave, vajza që paraqiti kallëzimin penal mban inicialet V.SH, 25-vjeç dhe është banuese në qytetin e Durrësit.

Ajo ka deklaruar para bluve se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme nga vjehrri i saj 63-vjeçar me inicialet N.SH., edhe ky banues në qytetin e Durrësit.

Nga ana e policisë, u kryen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet përkatëse iu dërguan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE